Secondary Adv

Drejtori i Gjendjes civile: Do kete sportele fizike, cdo dokument i pajisur me kod

Drejtori i Përgjithshëm i gjendjes civile Vangjel Stavro foli për vendimin e qeverisë sa i përket mbylljes së sporteleve.

 

Ai deklaroi se do të ketë sportele të hapura të paktën për gjendjen civile dhe se ka institucione të tjera të cilat do të mbyllen plotësisht.

 

“Do të ketë sportele të hapura të paktën për gjendjen civile, ka institucione të tjera të cilat do të mbyllen plotësisht por gjendja civile nga 390 zyra të gjendjes civile tani do të ketë 150 sportele të hapura. Cfarë do të thotë me 150 sportele.

 

Do të thotë që në qoftë se në një zyrë të gjendjes civile ka 4 punonjës të cilët ofronin shërbimin për 4 shtetas tani vetëm një punonjës do të ofrojë fizikisht çdo nevojë ndërsa të tjerët do të presin aplikimet online dhe do ti aplikojnë ato në regjistrin kombëtar të gjendjes civile”.

 

Stavro gjithashtu tha se shkarkimi i dokumentave nëpërmjet portalit e-Albania nuk ka hapësirë për falsifikime.

 

Ai u shpreh se "nuk ka hapësirë për falsifikime pasi çdo dokumet që është me vulë elektronike dhe dokumentet e tjera majtas poshtë kanë vulë elektronike, e cila ka një kod i cili po të skanohet me telefon automatikisht të çon në një adresë specifike dhe të shkarkon dhe njëherë të njëjtin dokument”./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat