ARRSH plan per nje rruge te re drejt Aeroportit, ja kur pritet te jete gati
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prezaktuar një zgjidhje të re për problematikën në rrugën e Rinasit që të çon drejt Aeroportit.
Kreu i ARRSH bëri me dije që rruga e re do të jetë gati në mes të korrikut. “Kemi fluksin e trafikut i cili vjen nga kthesa e Kasharit, e cila vjen drejt deri në korsinë e daljes, e cila është 200 metra e gjatë dhe me një gjerësi 5 metra, pra me një korsi, bashkohet me rrugën ekzistuese e cila të nxjerrë në kullën e Albcontrollit, dhe vazhdon fluksin e lëvizjes me një drejtim.
Ndërsa pjesa tjetër e cila nuk do të kasesojnë aeroportin por do të shkojë drejt veriut ose zonës së Ahmetaqit mund të vazhdojë lirshëm në këtë korsi, dhe të dalë në rrethrrotullimin e Ahmetaqit, dhe të vazhdoj rrugën, por edhe që në atë krah mund të akeseohet aeroporti.
Kushdo që vjen nga rruga e re që do të ndërtohet, do të vij në daljen afër kullës së Albcontrolit, do të marri djathtas, do të bëjë një kthesë për të dalë përara parkingut të aeroportit”, sqaroi kreu I ARSH.
Për sa kohë do ndërothet kjo rrugë?
Dje është hapur një procedurë emergjence, pra është nisur puna në këshillin teknik. “Kemi nisur procedurën në këshillin teknik për të miratuar zgjidhjen e re të Aeroportit.
Sic e kemi deklaruar në fillim procedurat dhe në fillim të muajit korrik ne kemi të përfunduar aksesin e ri nga kthesa e kasharit në Ahmetaq dhe drejt aeroportit.
Pra për një periudhë dy mujore ne kemi përfunduar të gjithë procedurën dhe në mesin e muajit korrik ne do të kemi gati rrugën e re”. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u bëri thirje qytetarëve që I drejtohen veriut të përdorin rrugët aleternative.
“Kjo rrugë është ndërtuar për aksesin në rrugën e Rinasit dhe është shfrytëzuar edhe nga banorët e zonës. Udhëtarët shpeshherë kanë umbur fluturimet për shkak të fluksit të trafikut.
Nga ana tjetër kjo tregon edhe numrin e lartë të turistëve që vijnë në Shqipëri. Ata që drejtohen verut iu bëj thirrje të përdorin rrugët alternative.
Për tu lidhur me rrugën e Kombit apo për tu lidhur me autostradën që shkon në drejtim të Shkodrës ka dy aksese të tjera, është ai i kthesës së Kamzës dhe ai I Vorës. Ju lutem mos e frekuentoni rrugën e Rinasit e cila sot kthehet me dy sense lëvizjeje.
Kështu kjo rrugë do jetë më e lirë deri sa të ndërojmë rrugën që u prezantua nga drejtori i ARRSH, që drejton një pjesë të trafikur në veri dhe një pjesë direkt në aeroportin e Rinasit që do të parkohen në parkingjet që janë apo që do të ndërtohen në të ardhmen nga koncesionari me urgjencën që ne kemi kërkuar”.