Konferenca e donatoreve, Shqiperia dhuron 1 mln euro per Ukrainen
Kryeministri Rama ka folur në konferencën e donatorëve për Ukrainën në Varshavë ku Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën.
Kryeministri Rama ndodhet sot në Varshavë, në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e KE Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.
Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë, për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit.
Ndërkohë, që kërkohet më tepër nga komuniteti ndërkombëtar për t’iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave. Edhe Shqipëria radhitet përkrah vendeve kontribuuese, angazhim të cilin Kryeministri Edi Rama e shprehu gjatë kësaj Konference./Burimi: Balkanweb