Secondary Adv

OKB: 25 milione tone drithera te bllokuara ne Ukraine

Pothuajse 25 milionë ton drithëra janë bllokuar në Ukrainë për shkak të sfidave të infrastrukturës dhe porteve të bllokuara të Detit të Zi, duke përfshirë Mariupolin.

 

Ukraina ka qënë eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit në sezonin 2020/21 dhe eksportuesi i gjashtë i grurit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave.

 

“Është një situatë e vështirë. 25 milionë ton drithëra që mund të eksportohen, por që nuk mund të largohen nga vendi thjesht për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe bllokimit të porteve,” tha Josef Schmidhuber, zëvendësdrejtor i FAO në një konferencë për shtyp.

 

Një tjetër shqetësim janë raportet se disa depo drithërash janë shkatërruar për shkak të luftimeve në Ukrainë, shtoi ai, pa dhënë detaje./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat