Secondary Adv

Kosova synon anetaresimin ne Keshillin e Evropes, paralajmeron Serbia

Mediat serbe shkruajnë se Serbia do aktivizojë fushatën për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës nga disa shtete nëse Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

 

Sipas Novostit, Serbia ka premtime të forta se 14 shtete janë gati ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

 

Sipas tyre, deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konferencën me kancelarin Olaf Scholz se Kosova synon aplikimin në Këshillin e Evropës është shkelje e Marëveshjes së Uashingtonit, e që lë të hapur mundësinë që Serbia të tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar.

 

Pas takimit në Berlin, presidenti Vuçiq ka theksuar se nëse nuk respektohet Marrëveshja e Uashingtonit “duart tona do të përcaktohen.” Sipas zyrtarëve serbë, Beogradi s’do ta bëjë lëvizjen e parë “pasi do të deklaroheshin si provokatorë”.

 

Diplomati serb në pension, Zoran Milivojeviq, thotë se njoftimi i kryeministrit Kurti për aplikim në Këshillin e Evropës nuk është vetëm deklaratë e tij por është e sinkronizuar me perëndimin e që kancelari Scholz është i mirë informuar për këtë./Burimi: Express


Më të lexuarat