Secondary Adv

SHBA tjeter pakete per Ukrainen, 150 mln dollare ndihme ushtarake

Paketa e fundit e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, e shpallur nga presidenti Joe Biden, kap vlerën e 150 milionë dollarëve.

 

“Unë kam autorizuar 150 milionë dollarë për të furnizuar Ukrainën mearmë, pajisje dhe furnizime shtesë për të përforcuar mbrojtjen e saj dhe për ti bërë ballë ofensivs së Rusisë në Lindje”, tha Blinken.

 

Paketa e fundit e ndihmës përfshin 25,000 fishekë artilerie 155 mm, si dhe radarë kundër artilerisë, pajisje bllokimi, pajisje në terren dhe pjesë këmbimi.

 

“Mbështetja e SHBA, së bashku me kontributet e aleatëve dhe partnerëve tanë, ka qenë kritike për të ndihmuar Ukrainën të fitojë betejën e Kievit dhe të bllokojë synimet e luftës së Putinit në Ukrainë”, shtoi ai.

 

Me paketën e fundit të ndihmës së sigurisë prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën, ndihma ushtarake e Uashingtonit për Kievin që nga fillimi i pushtimit rus ka arritur rreth 3.8 miliardë dollarë, tha Blinken. Rreth 220 ushtarakë kanë marrë trajnime dhe 150 të tjerë janë duke u trajnuar, shtoi Kirby./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat