1.44 mld leke per lotin 8 te Kardhiq-Delvine, ARRSH shpall fituesin e tenderit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve.
Oferta fituese është 1,43 mld lekë, një vlerë sa 99.68% e fondit limit të vënë në dispozicion nga autoriteti kontraktor. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve.
Punimet do të zbatohen nga kompania Gener 2, që ofertoi rreth 1,43 mld lekë, një vlerë sa 99.68% e fondit limit të vënë në dispozicion nga autoriteti kontraktor.
Në garë morën pjesë edhe kompanitë Gjoka Konstruksion dhe ANK, që gjithashtu paraqitën oferta pranë fondit limit, por që u skualifikuan për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tenderit.
Fillimisht, ky tender u shpall 3 ditë përpara përfundimit të 2021, por ai u anulua pasi sipas ARRSH në atë fzaë nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme. Më pas, tenderi mbi kufirin e lartë monetar, u rihap në muajin mars të këtij viti, duke u finalizuar me përzgjedhjen e kompanitë fituese.
Sipas dokumenteve të tenderit, punimet e parashikuara, duhet të përfundojnë brenda 8 muajve nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi 33 km dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.
Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 2009, por ato u zvarritën prej vitesh, teksa sipas autoritetteve deri në vitin 2018 u përfunduan vetëm 17 km.
Ky aks financohet nga fonde të buxhetit të shtetit, ndërkohë që prej rinisjes së punimve janë zhvilluar një sërë procedurash tenderuese, që synonin përfundimin e punimeve.
Në 2019 autoritetet parashikonin përfundimin e punimeve përpara 2021, por pavarësisht kësaj aksi ende nuk është i hapur për kalimin e automjeteve./Burimi: SCAN