Finalja e Conference League rriti cmimet e hoteleve, reagon Konkurenca
Më datë 25 maj, Tirana do presë për herë të parë finalen e një eventi të rëndëishëm të futbollit europian, finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyeneoord.
Kërkesa e lartë nga tifozë të dy skuadrave që do të vijnë në Tiranë për të ndjekur takimin duket se ka sjellë një rritje të fortë të çmimeve të hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese për këto, madje edhe me elementë të qartë të spekulimit.
Kjo situatë ka shkaktuar një reagim edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, që bëri të ditur ditën e martë se ka nisur monitorin e e këtij tregu.
Ky institucion njoftoi, nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë apo akomodime të tjera të ngjashme në qytetin e Tiranës,
në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi monitorimin e këtij tregu.
Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.
“Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.
Autoriteti i Konkurrencës bën me dije që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003, shkelësit do ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës,” thuhet në njoftim.