Secondary Adv

Projekti per Himaren, 25 mln euro per sistemin e ri te kanalizimeve

Himara do të ketë një sistem të ri kanalizimesh si pjesë e projektit që po mbështet qeveria gjermane përmes bankës KfW.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli së fundmi kompaninë fituese që do të bëjë zbatimin e projektit për një afat 24 mujor me një ofertë prej 10.7 milionë eurosh.

 

Në objekt të kontratës është “Ndërtim/rikonstruksion i sistemit të kanalizimeve të Himarës, stacioneve të pompimit, impiantit të trajtimit të llumit, derdhjeve të detit”.

 

Nga ana tjetër Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi edhe më herët në fund të prillit për një tjetër procedurë për të cilin kishte përfunduar vlerësimi i ofertave dhe ku ishte shpallur kompanie fituese.

 

Bëhet fjalë për tenderin me objekt kontrate” Ndërtim/Rikonstruksion i paketave të Ujësjellësit Himarë B-E + SCADA” i cili ishte pjesë e Programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale IV.

 

Kompania fituese ofroi për realizimin e projektit një shifër prej 13.9 milionë euro dhe do të ketë një afat për zbatimin e projektit prej 20 muajsh.

 

Për një zonë bregdetare që ka fokus kryesor të zhvillimit të tij turizmin pjesa e kanalizimeve dhe trajnimit të ujërave që derdhen në det merr një rëndësi jetike.

 

Për Himarën ky nuk është projekti i vetëm ku është angazhuar qeveria gjermane. Më herët ka pasur edhe investime të tjera po në funksion të trajtimit të ujërave që derdhen në det.

 

Programit IV i Ujësjellësit Rural ka një vlerë është 44 milionë euro, nga të cilat 42 milionë euro janë siguruar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KFW dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Pas grantit të parë, 2.22 mln euro të tjera janë mundësuar nga WBIF, mbështetja e grantit u mundësua nga kontributet e donatorëve dypalësh në Fondin e Përbashkët WBIF dhe do t’i kushtohet mbikëqyrjes së punimeve.

 

Ujësjellësi Rural IV fokusohet në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në rajonin bregdetar të Himarës dhe Orikumit. Objektivi i tij është të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm dhe situatën sanitare në zonën bregdetare.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/ujesjellesi-dhe-trajtimi-i-derdhjeve-ne-det-25-milione-euro-per-himaren/


Më të lexuarat