Secondary Adv

Mali i Zi pro Ballkanit te Hapur, Abazovic mbeshtet iniciativen rajonale

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.

 

Në një intervistë për "Klan Kosova", Abazoviç tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo që përfiton më së shumti.

 

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet.

 

Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”. Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në 9-10 qershor në qytetin e Ohrit.

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së me komisionerin e Bashkimit Europian Për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi,i bëri një ftesë publike Abazoviç për t'iu bashkuar Ballkanit të hapur./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat