Miratohet reforma, shkrihen 46 ujesjelles, qeveria aksioneri kryesor
Ministrja Balluku ka bërë me dije se Qeveria ka miratuar reformën në ujësjellës.
Ajo tha se tashmë do të ketë vetëm 15 drejtori qendrore nga 61 ujësjellës që ishin gjithsej. Sipas saj qeveria do të jetë aksioneri kryesor. Ballukut tha se kjo Reformë bëhet për të rritur mirëmenaxhimin e Ujësjellësave, të cilët kanë mjaft detyrime të prapambetura, teksa kanë qenë në dorë të pushtetit lokal.
'Projektvendimi më i rëndësishëm që kemi pasur sot, është trajtimi i ujërave, kërkojmë një reformë të re në Ujësjellësat, ku vetëm një pjesë e tyre kanë performuar në parametrat që ne duam.
AKUM ka bërë një propozim për Ujësjellësat, nga 61 ujësjellës do të kalojmë 15 ujësjellës qendror, mirëmenaxhim i financave, menaxhim i burimeve ujore. Ministria do të jetë aksionieri kryesor i secilës prej 15 ndërmarrjeve, për një menaxhim më të mirë.
Mbi të gjithë për të vënë në jetë të gjitha politikat, është një hap i ri, do të nisë reforma menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.'- tha ministrja Balluku./Burimi: Shqiptarja.com