Secondary Adv

Miratohet vendimi, nje tjeter shtet njeh patentat shqiptare

Këshilli i Ministrave ka njoftuar marrëveshjen me qeverinë e Arabisë Sauditë për njohjen e patentave shqiptare në këtë vend.

 

Marrëveshja është miratuar ditën e sotme në mbledhjen e  qeverisë, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

 

Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi./Burimi: Gazeta Shqip


Më të lexuarat