Secondary Adv

Gazprom ndaloi transitin e gazit rus ne Evrope, rritet cmimi i gazit

Çmimet e gazit u rritën në Evropë që kur Gazprom ndaloi transitin e gazit rus në Evropë përmes Polonisë.

 

Sipas raportimeve, në “Dutch TTF Gas Futures” çmimet u rritën me 16.6% në 109 euro/Mwh. Megjithatë, të dyja vlerat, si për Amsterdamin, ashtu edhe për Londrën, janë larg majave të 7 marsit të kaluar, me vlerat në ditët e para të konfliktit në Ukrainë, kur arritën përkatësisht në 345 euro.

 

Ndërkohë, Gazprom ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e një tubacioni kyç të kalimit të gazit përmes Polonisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat