Secondary Adv

Borrell: BE do siguroje 500 mln euro ndihme ushtarake per Ukrainen

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Europian do të sigurojë një tjetër mbështetje për Ukrainën.

 

Bëhet fjalë për një mbështetje ushtarake me vlerë prej 500 mln euro. Borell është shprehur i bindur se gjithashtu një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme për të rënë dakord për një embargo ndaj naftës ruse.

 

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka bërë thirrje të vazhdueshme për mbështetje duke u shprehur i bindur se Ukraina do të rezistojë përballë agresionit rus, por BE dhe SHBA duhet të marrin më shumë masa kundër Moskës./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat