Secondary Adv

Nga dhjetori fillon regjistrimi i kodit IMEI te celulareve ne dogana

Duke filluar nga java e parë e dhjetorit, të gjithë telefonat celularë që do të futen në doganat shqiptare duhet të regjistrojnë numrin IMEI të tyre, që mundëson përgjimin e celularëve.


Ky detyrim ligjor është përcaktuar në nenin 54/1 të ligjit për procedurat tatimore, që është botuar tashmë në Fletoren zyrtare.Ai vlen jo vetëm për importuesit e apartëtve celularë, por edhe për të gjithë qytetarët, që blejnë një telefon celular, ku krahas taksës nëse aparati kalon vlerën e 20 mijë lekëve të reja, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e numrit IMEI.Ligji përcakton se në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të krijohet baza e të dhënave me numrat IMEI të telefonave celularë.
“Baza e të Dhënave të numrave IMEI aksesohet nga depozituesit e informacionit që janë importuesit, tatimpaguesit, shitës me shumicë, shitës me pakicë, vetëm për qëllime të popullimit të të dhënave, si dhe nga inspektorët e administratës tatimore gjatë ushtrimit të kontrolleve”,theksohet në ligj.


Penalizime për gabime
Madje, për ata që refuzojnë të bëjnë regjistrimin e numrit IMEI të celularit ose regjistrojnë të dhëna gabim parashikohen penalitete në udhëzimin e ministrisë së Financave që sshoqëron ligjin.


“Çdo tatimpagues që nuk ngarkon të dhënat e numrave IMEI të telefonave celularë ose ngarkon informacion të pasaktë dënohet me një gjobë prej 30 000 (tridhjetë mijë) lekësh për çdo mosngarkim/ngarkim jo të saktë”.Qeveria argumenton se e ka ndërmarrë këtë hap për regjistrimin e IMEI-t me synimin për të luftuar evazionin fiskal në tregtinë e celularëve, që vlerësohet në të paktën 7.5 milionë euro, sipas përloogaritjeve zyrtare, të publikuara në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2016.Por kjo lë të hapur mundësinë e përgjimit të telefonave dhe rikthen planin e një viti më parë të qeverisë për krijimin e një databaze me të gjithë numrat e identifikimit unik të telefonave celularë, IMEI, nismë nga e cila ajo u tërhoq.


Më të lexuarat