Makina inteligjente ne Rrugen e Kombit, qindra gjoba dhe 60 patenta te pezulluara
Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet me makinën inteligjente, këtë herë Rrugën e Kombit.
Sipas policisë,gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi.
Gjithashtu janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.
Njoftimi i plotë:
Vijon monitorimi i qarkullimit me makinën inteligjente, kësaj here në Rrugën e Kombit.
Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.
Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h. 2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj. Nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.
Të gjitha akset rrugore të vendit të monitoruara, me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore , me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.
Drejtues mjetesh, rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj dhe është i barabartë për të gjithë. Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës.
Mos fluturoni në rrugë! #zbatorregullatudhëtoiisigurtë Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë!