Ndalimi i importit te lendeve djegese ruse, BE harton plan prej 195 miliarde euro
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027.
Kjo duke kombinuar një prodhim më të shpejtë të energjisë së rinovueshme dhe kursimin e energjisë; por dhe gjetjen e një alternative për furnizimin me gaz.
Projektrezoluta, e cila dhe mund të ndryshojë para publikimit zyrtar javën e ardhshme, përmban një përzierje të ligjeve të Bashkimit Europian.
Skema jo të detyrueshme, dhe rekomandime për qeveritë kombëtare, përfshirë këtu dhe planet e tyre për shpenzimin e fondit të konsiderueshëm për rekuperimin nga pandemia e Covid 19.
Kjo nënkupton që një pjesë e këtij fondi duhet të shpenzohet për tranzicionin e energjisë. Komisioni europian pret që masat në fjalë të kërkojë një fond prej 195 miliard eurosh për investime, dhe një nga objektivat kryesorë mbetet ai i vendosur për ndryshimet klimatike deri në vitin 2030.
Një gjë e tillë do të ndihmonte në uljen e faturës së shpenzimeve të Europës për importet e karburanteve fosile Për të realizuar planet, Brukseli po merr në konsideratë propozimin e më shumë objektivave për energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.
Objektivat të cilat janë një diskutim përfshijnë dhe një ndarje prej 45% të energjisë së rinovueshme brenda 2030-ës, duke zëvendësuar planin aktual prej 40%, dhe një reduktim prej 13% të shpenzimit të energjisë në Bashkimin Europian po në këtë hark kohor. Aktualisht reduktimi i kërkuar është 9%.
Mes propozimeve është dhe ai i vendosjes së afateve kohore për realizimin e projekteve për energjinë e rinovueshmem si dhe skema të rja të BE-së për përqendrimin tek energjia diellore dhe tek rindërtimi i industrisë së kësaj energjie në Europë.
Brukseli gjithashtu planifikon të prodhojë 10 milion ton hidrogjen të rinovueshëm brenda 2030-ës, dhe të importojë 10 milion ton të tjera. E gjithë kjo mbështetur në rergulloren që përcakton se cili lloj hidrogjeni mund të konsiderohet si i rinovueshëm.
BE planifikon gjithashtu dhe mundësinë e rritjes së importit të gazit natyror të lëngshëm nga vende si Egjipit, Izraeli dhe Nigeria, si dhe ndërtimin e infrastrukturës që do të mundësonte zëvendësimin e importit të gazit rus./Burimi: Scan TV