Rritja e pages minimale prek cmimet e ujit, Kompanite mund te aplikojne per rishikim tarifash
Rritja e pagës minimale i jep të drejtën çdo kompanie të ujësjellës-kanalizimeve të aplikojë pranë Enti Rregullator të Ujit për tarifa të reja.
Në metodologjisë për përcaktimin e çmimit të ujit, të miratuar në fund të vitit të kaluar nga ERRU është parashikuar, edhe një nen i veçantë që përcakton se në rastet kur,
Në raportimet vjetore të të dhënave ndryshon me +/-5% ndonjë nga komponentët tariforë, të tarifës fikse apo volumetrike, të secilit shërbim shoqëria mund të aplikojë për tarifë pranë ERRU-së.
Përfaqësues të këtij dikasteri shpjeguan se këtu përfshihen pikërisht kosto që mund të lidhen me ndryshimin e pagës minimale në shkallë vendi e që mund të sjellë ndryshime të parashikimeve financiare të bëra nga kompanitë.
Rritja e pagës minimale hyri në fuqi në datën 1 prill, duke u rritur me 2 mijë lekë. Ndërkaq, referuar metodologjisë së re për përcaktimin e ujit kompanitë mund të aplikojnë për 2 lloje tarifash.
E para parashikon vendosjen e tarifave nën metodën e “çmimit tavan”, që synon mbulimin 100% të Kostove Totale të kompanisë, duke përfshirë edhe investimet. Ndërkohë që, metoda tjetër quhet “Kosto+” dhe nënkupton vetëm mbulimin e kostove operacionale.
Paralelisht, Enti Rregullator i Ujit lejon vendosjen e fashave të tarifimit, duke aplikuar çmime më të larta për çdo litër ujë që tejkalon sasinë prej 150 litra/banor.
Kjo skemë është e ngjashme me atë që qeveria po synon të rikthejë për energjinë elektrike, teksa kreu i ERRU-së, Ndriçim Shani deklaroi pak ditë më parë se sipas përllogaritjeve, një qytetar konsumon mesatarisht 100 litra ujë në ditë.
Paralelisht, qeveria miratoi edhe vendimin për reformimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizime, duke reduktuar numrin e tyre nga 58 që janë aktualisht, në 15./Burimi: Scan tv