Secondary Adv

Vijojne punimet ne aksin e ri Orikum-Dukat, ja kur pritet te hapet

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se aksi Orikum-Dukat do të hapet në korrik, atëherë kur sezoni turistik është në pikun e tij.

 

Bashkë ne kreun e ARRSH-se inspektuan punimet dhe theksuan se për shkak të tipologjive të ndryshme të këtij aksi dhe urave të reja, ekipet e terrenit po punojnë në 4 fronte të ndryshme.

 

“Aksi rrugor Orikum-Dukat po merr tërësisht një pamje të re çka do të ofrojë më shumë siguri dhe udhëtim me standarde për të gjithë përdoruesit”, thanë mes të tjerash.

 

Balluku nënvizoi se në fundjavë do kryhen më pak punime për të shmangur ngarkesa për shkak të automjeteve të shumta që i drejtohen plazheve të jugut./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat