Secondary Adv

Nga 1 qershori ndryshon ligji per tatimin mbi te ardhurat

Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat.

 

Kështu deklaroi Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë e Financave teksa foli për rezultatet e njësisë Anti-informalitet paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve. Ajo foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta dhe ditët në fundjavë.

 

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin.

 

Dikuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues. Duhet të përqendrohemi në analiza risku.

 

Dua t’u bëj thirrje tatimpaguesve në fushën e sigurisë, të siguracioneve që mos ta përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore.

 

Të përdorin ato forma pagesash që janë të parashikuara në ligj, Tregu i sigurimeve ka dhe tregje të tjera të ngjashme. Kjo analizë na shërbeu për të hedhur më shumë dritë.”, tha ajo./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat