Prezantohet programi IPARD lll, 146 mln euro per bujqesine dhe zonat rurale
Është prezantuar ditën e sotme programi IPARD III në Shqipëri.
Ky program do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare. I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri Edi Rama. “LAJMI I MIRË. Prezantohet programi IPARD III në Shqipëri që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare”, shkruan Rama.
Bashkimi Europian ka miratuar një buxhet për IPARD 3 me vlerë 112 mlilionë euro për bujqësisë shqiptare.
Kështu bëri më dije ministrja Frida Krifca, e cila tha se bashke me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro, e çon këtë program prej 146 mln euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendin tonë.
‘Miratimi i programit Ipard 3. I dhamë mundësinë bujqësisë shqiptare për një program grumbullimi. Janë punësuar njerëz. BE ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për IPARD, 112 mln euro nga pala europiane.
56% më shumë se buxheti i vendosur në dispozicion nga programi IPARD 2. Së bashku me financimin e qeverisë shqiptare prej 34 mln euro, e çon këtë program prej 146 mln euro në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit të zonave rurale në vend.’- tha Krifca./Burimi: Balkanweb