25 maji dite pushimi per Tiranen, ndalim qarkullimi gjate gjithe dites
Data 25 maj do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës.
Në këtë ditë mbahet finalja e Conference League. Ky ka qenë vendimi që mori sot Këshilli i Ministrave, ndërsa u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Sipas këtij të fundit, pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event të madh sportiv për vendin tonë.
“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark.
Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ai.
Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpalli ditë pushimi për të gjithë institucionet që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Për të gjithë zyrtarët publike të qarkut të Tiranës do të jetë pushim.
Kjo masë merret për vazhdimin e masave për të organizuar Coference League, ku ne presim që të ketë një fluks për njerëzit që do të vijnë jo vetëm nga Italia dhe Holanda.
Deri tani ne kemi pasur një interes, nga gati 5-6 herë më shumë njerëz seç ka kapaciteti Air Albania, por marrim masat që të jetë një ditë festë për të gjithë. Masat e tjera që janë po aq të rëndësishme janë ajo që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë.
Data 25 do jetë një ditë pa makina, nuk do të ketë qarkullim të makinave në Tiranë, përveç ambulancës. Të gjitha akset hyrëse do të bllokohen në datën 25 deri në orën 6 pasdite.'- tha Çuçi./Burimi; Balkanweb