Secondary Adv

Prill, cmimet u rriten me ritme me te uleta krahasur me Europen

Çmimet në muajin prill u rritën mesatarisht me 6.1% në Shqipëri sipas metodologjisë së Eurostat, një nivel i ngjashëm me matjet kombëtare.

 

Sipas Indeksit të Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, në muajin prill rritja e çmimeve në Shqipëri ishte 2 pikë përqindje poshtë mesatares europiane në të njëjtin muaj.

 

Shqipëria ishte në grupin e vendeve me ritmet më të ulëta të rritjes së çmimeve. Në prill, rritja më e madhe e inflacionit ishte në Estoni dhe Litania me përkatësisht 18 dhe 16% ndërsa ritmet më të ulëta të rritjes ishin në Zvicër me 2.2%.

 

Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,5%,

 

“Hotele, kafene dhe restorante” me 3,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,6%, “Veshje dhe këpucë” me 2,0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Shërbimi arsimor” me 1,0% secili, “Komunikimi” me 0,8% dhe “Shëndeti” me 0,1%.

 

Në muajin prill 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,6%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 2,1%,

 

pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti” me 0,9 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4%,

 

“Komunikimi” me 0,3%, “Hotele kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili. Ndërsa, “Pije alkoolike dhe duhan” u ulën me 0,3%.

 

Ndërsa sipas matjeve me metodologjinë e INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2022 është 6,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9%.

 

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin prill 2022, krahasuar me mars 2022 është 0,7%. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

 

Rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,56 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,23 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,49 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje secili.

 

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/prill-shqiperia-me-ritmet-me-te-uleta-te-rritjes-se-cmimeve-ne-europe/


Më të lexuarat