Secondary Adv

Kompleksi i pishinave te Liqeni i rikthehet Bashkise se Tiranes, projekti

Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave i janë rikthyer në administrim Bashkisë së Tiranës.

 

Ato do të transformohen dhe përdoren jo vetëm nga klubi shumësportësh “Tirana”, por falë investimit që do të kryhet aty, mjediset do të vihen në shërbim të qytetarëve dhe fëmijëve, me kampet verore dhe aquapark.

 

Punimet për rehabilitimin e kompleksit u inspektuan nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se ky është një lajm i shkëlqyer për kryeqytetin, pasi rimerr atë që i takon.

 

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka treguar se shumë punë në kryeqytet di t’i bëjë më mirë se privati. “Morëm në administrim parkingjet e qytetit, të cilat privati i zinte me arka.

 

Sot bashkia i menaxhon shumë herë më mire, në mënyrë më transparente, dhe të ardhurat shkojnë për shërbime që i kthehen sërish qytetarëve.

 

Veliaj u ndal edhe tek zgjedhjet për Shoqatën e Futbollit të Tiranës, kur tha se në këtë kompleks do të ketë hapësirë edhe për futbollin kryeqytetas. “Duke qenë se ka rreth 6 fusha futbolli, do të jetë një mjedis që do të përdoret nga Shoqata e Futbollit e Tiranës.

 

Kreu i Bashkisë bëri me dije se shumë shpejt të gjitha mjediset e Parkut Olimpik do të vendosen në funksion të Federatave të tjera sportive.

 

“Tani që kemi një Komitet Olimpik funksional, me njerëz që duan të merren me sport dhe jo me politikë, dhe tani që federatat janë thuajse të kompletuara me njerëz seriozë, që e kanë sportin pasion, besoj se është në dinjitetin tonë që ta lirojmë atë hapësirë”, nënvizoi Veliaj.

 

Ai siguroi se transformimit do t’i nënshtrohet edhe ish-kompleksi sportiv Dajti. “Fillimisht u lirua hapësira te “7 Xhuxhat” – edhe aty thanë se do të bëhej pallat – por jo, bashkia bëri dy kate parking poshtë.

 

Edhe këtu duhet të mendojmë për parkingun sepse ka një pafundësi kërkese për ata që frekuentojnë Parkun e Liqenit.

 

Të njëjtën gjë do të bëjmë te Kompleksi Dajti, pasi ka mbaruar kontrata e qirave dhe atë kompleks duam ta transformojmë, për ta kthyer në kompleks sportiv, pavarësisht çfarë do të thonë gjobaxhinjtë e portaleve”, shtoi Veliaj./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat