Secondary Adv

Apeli i FMN per qeverine: Kujdes me inflacionin dhe borxhin publik

Ekonomia shqiptare rrezikohet seriozisht nga shtrenjtimi i çmimeve, borxhi i lartë publik dhe kriza energjitike.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën ndërkombëtare për tregun e kapitaleve Yan Sun shefja e misionit të FMN për Shqipërinë i bëri apel qeverisë të bëj kujdes me personat e varfër.

 

“Në lidhje me inflacionin e kuptuam që e vlerësuam gabim sepse e menduam inflacion kalimtar por na doli gabim sepse çdo muaj ndryshon.

 

Inflacioni nuk është i importuar dhe kjo po cënon ekonominë vendase. Duhen politika për të stabilizuar këtë situatë dhe inflacioni të kthehet në normat e duhura.”

 

Borxhi mbetet i lartë dhe qeveria duhet të financoj rreth 20% të buxhetit, duhet të shohim të ardhura të besueshme, mbështetja fiskale duhet të jetë e përqendruar tek ata që kanë nevojë pra te personat më të cënueshëm.

 

Ndërkohë Banka Botërore e vuri theksin në rrezikun që i vjen ekonomisë shqiptare nga kriza energjitike.

 

“Shqipëria ka rreziqe prej thatësirës që ndodhin me baza vjetore dhe ndryshimet klimatike mund të jenë të shpeshta duke e shtuar mungesën e reshjeve dhe prandaj duhen marrë masa zbutëse për energjinë.”

 

Për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dëmet Ekonomike nga ndikimi i krizës Rusi -Ukrainë do duan disa vite që të tejkalohen.

 

Ndërkohë drejtori i AMF theksoi se zhvillimi i tregjeve të kapitalit është i rëndësishëm për forcimin e ekonomisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat