Secondary Adv

Cmimet e larta, qeveria rishikon buxhetin e vitit 2022

Çmimet e larta, do të sjellin rishikimin e dytë të buxhetit të shtetit të këtij viti.

 

Për të subvencionuar një pjesë të kostove të rritura kryesisht tek investimet publike ku përfshihet edhe rindërtimi, qeveria po bën gati një akt tjetër normativ.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në konferencën ndërkombëtare për tregun e kapitaleve, por nuk specifikoi se në ç’formë do të mbështeten ndërtuesit.

 

“Sapo kemi miratuar një akt tjetër normativ i cili do të ndërhyjë dhe do të ndikojë në rritjen e hyjë dhe do të ndikojë në rritjen e çmimeve të investimeve publike, me qëllim që investimet publike të vijojnë, që ato mos të ndalohen dhe që ekonomia shqiptare të vazhdojnë të performojnë mirë”, tha Ibrahimaj.

 

Por, Shqipëria duhet të tregoj kujdes edhe sa i takon borxhit të lartë publik si dhe inflacionit që po kalon çdo pritshmëri.

 

“Inflacioni po e cenon edhe ekonominë e vendit dhe nuk ishte i parashikueshëm, prandaj mendoj që edhe politika monetare duhet të mbështesin politikat qendrore për të normalizuar situatën në lidhje me inflacionin, dhe ta kthejmë inflacionin në objektiv”, tha Yan Sun shefja e misionit të FMN për Shqipërinë.

 

Sa i takon mbështetjes së familjeve dhe shtresave në nevojë, Banka Botërore dhe FMN, thanë se masat duhet të jenë të përqendruara dhe përveç bonusit prej 3 mijë lekësh të përfshihet edhe mundësia e rishikimit të taksave përkohësisht për kategoritë më të rrezikuara.

 

“Mbështetja fiskale, nuk mund të jetë permanente por duhet të jetë e targetuar me synim të përqendruar tek ata që kanë më shumë nevojë, më të cenueshmit, dhe shtresat e varfra dhe duhet transparencë, këto janë masat kryesore”, tha në konferencë Yan Sun shefja e misionit të FMN për Shqipërinë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat