Secondary Adv

Mbyllen bizneset ne Air Albania, hapesirat e lokaleve u kthehen tifozeve

5 ditë para finales së Conference League në Tiranë, lokalet dhe restorantet që ndodhen në stadiumin ‘Air Albania’ janë mbyllur.

 

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kujdesur sot që ambientet rreth e qark stadiumit të lirohen dhe të kthehen në hapësirë për tifozët.

 

Kërkesa e UEFA-s bëri që për herë të parë këto hapësira ti rikthehen qëllimit kryesor që është organizimi i ndeshjes, pasi në të kaluarën masa e vetme ka qenë mbyllja e përkohshme në orarin e ndeshjes të lokaleve dhe restoranteve.

 

Më 25 maj Roma dhe Feyenord do ndeshen për finale e Conference League./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat