Secondary Adv

Shoqata e Mulliseve ne Kosove kerkon heqjen e ndalimit te eksportit te miellit

Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të.

 

Për këtë arsye, Shoqata e Mullisëve po kërkon nga qeveria heqjen e vendimit që e ndalon eksportin e këtij produkti. Para pesë javësh, Ministria e Tregtisë ndaloi eksportin e disa prej produkteve esenciale, pas krizës së shfaqur nga lufta në Ukrainë.

 

Kryemullisi Muhamet Farizi thotë se me vazhdimin e këtij vendimi po dëmtohen bizneset që kanë marrëveshje me kompani të mëdha jashtë vendit, dhe, kësisoj, mund t’i  humbin myshterinjtë, transmeton Klan Kosova.

 

Ministria e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje nëse është duke e shqyrtuar heqjen e kësaj ndalese. Veçse qeveria vazhdimisht ka bërë me dije se shteti nuk është keq me rezerva./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat