Secondary Adv

Hapet Panairi i punes ne Durres, 1500 vende te lira nga 63 biznese te Rajonit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës.

 

Rama shkruan se janë 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon. “Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet ai.

 

“Vetëm në këtë shesh ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij Panairi, nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës janë dhe 600 vende të tjera të lira, të vëna në dispozicion për ata që kërkojnë që të punësohen. 

 

Sot kjo është në fakt ajo që mund ta ndeshësh në çdo kompani dhe që është problem që thellohet si rezultat i nevojë së kompanive për kualifikim të punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëri ekspozohet në një treg ndërkombëtarë eksportesh dhe importesh, sikundër dhe ekspozohet falë faktit se është terren me potenciale të pashfrytëzuara në turizëm.

 

Ka nevojë për rritje të cilësisë së hallkave përbërëse dhe shtimin e tyre, kjo është arsyeja pse qeveria është angazhuar për rritjen e mundësive për trajnime, aftësim,

 

ndërkohë që sot kemi një platformë dixhitale ne dispozicion përmes e-albania, e cila krijon mundësi për të gjithë për tu orientuar në fushën e punësimit apo arsimit dhe trajnimit profesional./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat