Secondary Adv

BE ndan 500 milione euro ndihme ushtarake shtese per Ukrainen

Këshilli i BE-së i ka dhënë dritën jeshile këstit të katërt prej 500 milionë euro të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke arritur në 2 miliardë.

 

"Historia e së nesërmes po shkruhet sot, në fushat e betejës së Ukrainës. Me këto 500 milionë euro, BE ka ndarë gjithsej 2 miliardë euro për të mbështetur furnizimin me pajisje ushtarake nga shtetet anëtare të BE për forcat e armatosura ukrainase", tha Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. 

 

"Kjo mbështetje është vetëm një pjesë e përpjekjeve evropiane për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. BE-ja dhe vendet anëtare të saj janë të vendosur të vazhdojnë. Ne e kemi bërë këtë që nga fillimi i luftës dhe do të vazhdojmë deri në fund"./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat