Blindohet Tirana para finales se Conference League, 2500 efektive ne terren
Tirana është “blinduar” nga policia dhe FNSH për shkak të frikës për trazira në finalen e sotme të Conference League në stadiumin Air Albania.
Pothuajse të gjitha rrugët e Tiranës janë të bllokuara dhe janë kthyer në pedonale për këmbësorët. Ditën e sotme për shkak të fluksit të ndeshjes në Tiranë policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Policisë Tiranë duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve në Tiranë.
Mësohet se bëhet fjalë për policë rendi si dhe për 3 grupe të “Shqiponjave”. Duke marrë parasysh që dhe Elbasani është bashki e madhe e cila do të mbulohet me gati gjysmën e efektivëve që ka në dispozicion, efektivët e mbetur do punojnë me 4 turne.
Ashtu siç ka lajmëruar më parë, Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij eventi kaq madhështor, teksa në terren do të jenë 2500 efektivë policie si asnjëherë më parë.
Ato janë të vendosur në porte, aeroporta dhe në zona të nxehta të Tiranës dhe shpresohet që ngjarjet e ditës së djeshme nuk do të përsëriten ditën e sotme. Kujtojmë që ky numër kaq i lartë të efektivë që janë në terren kanë ardhur edhe nga rrethet si Elbasani e Vlora.
Numri më i madh e efektivë ndonjëherë nëpër protësta apo evente në shqipëri nuk i ka kaluar 2000./Burimi: abcnews.al