Secondary Adv

BE pezullon perkohesisht tarifat doganore per produktet nga Ukraina

Këshilli i BE miratoi heqjen e detyrimeve doganore për importin e mallrave nga Ukraina për 1 vit, që të ndihmojë ekonominë e vendit që ndodhet në luftë.

 

Masa e propozuar nga Komisioni Evropian, u miratua nga Parlamenti Evropian më 19 maj. “Heqja e taksave doganore do të lehtësojë tregtinë me Ukrainën pas agresionit (rus) dhe do të ndihmojë ekonominë e saj”, tha nënkryetari i KE-së, Valdis Dombrovskis.

 

Sipas organit ekzekutiv evropian, tregtia midis BE-së dhe Ukrainës arriti në 52 miliardë euro vitin e kaluar. Nga të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Prodhimi i Brendshëm Bruto i Ukrainës pritet të shënojë rënie 35 për qind këtë vit./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat