Secondary Adv

Shqiperia jep zyrtarisht voten pro futjes se Suedise dhe Finlandes ne NATO

Shqipëria ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Xhaçka: Në mbledhjen e sotme miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO në Suedisë dhe Finlandës.

 

Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend.

 

Kur kjo procedure të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende.

 

Hapi final është edhe depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë qeverisë së SHBA në cilësinë e vendit depozitues të këtij traktati. Është një zhvillim i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe bashkëpunimin mes SHBA dhe BE si dhe NATO dhe BE.

 

Është një zhvillim që vjen si një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta xhaçka pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat