Projekt-buxheti i 2016: Rriten fondet per trashegimine kulturore dhe artin
Duke ju referuar projekt-buxhetit të vitit 2016 Ministria e Kulturës do të ketë në dispozicion një fond pak më i lartë se ai i një viti më parë.
Viti 2016 e gjen me 1.9 miliardë lekë kulturën nga nga 1.5 miliardë lekë që ishte në vitin 2015. Duket se Arti dhe Kultura në vend do të jenë më të privilegjuarat duke qënë se buxheti i tyre do të ketë edhe rritjen më të madhe nga viti i kaluar në këtë ministri, kështu fondi për artin dhe kulturën do të jetë mbi një miliardë lekë për 2016, ndryshe nga ai i 2015 që ishte vetëm 800 milionë lekë.
Edhe pse Trashëgimia Kulturore dhe Muzet kanë nevojë për më shumë përkujdesje nga shteti fondi i akorduar për 2016 ka pësuar një rritje fare të vogël në 593 milionë lekë nga 585 milionë lekë që ishte për 2015. Ministria e Kulturës mund të listohet tek të paktat ministri të cilat kanë bërë ulje të fondeve për administrim dhe organizim. Viti i ardhshëm do të ketë në dispozicion vetëm 131 milionë lekë për administrimin nga 161 milionë që kishte një vit më parë Ministria e Kulturës.