Qeveria miraton koncesionin per ndertimin e aksit Thumane-Kashar
Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se është miratuar koncesioni për projektimin, ndërtimin, investimin dhe operimin e aksit Thumanë-Kashar.
“MIE sot ka paraqitur 5 VKM, njëra prej të cilave ka të bëjë me shpronësimi, dy për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Do të ndalem tek dy prej VKM. Ajo për përcaktimin e kritereve të rregullave transferimit të të drejtave të licencave minerare nga zotëruesi.
Duke qenë se ka pasur një ndryshim në ligjin 304 të miratuar më 15 korrik 2010 u konsiderua e nevojshme të amendohen disa rregulla për transferimin e lejeve. Kjo vjen pas një sërë abuzimesh me licensimeve.
Për të fortifikuar këtë proces dhe për ti dhënë seriozitet sektorit minerar. Ne dëshirojmë ti kthehet dinjiteti dhe të vendosen rregulla e ligji të jetë parimi kryesor. Vitet e fundit është vërejtur një interes i madh për investitorët e huaj kështu që lind nevoja që të ketë vëmendje nga ministria.
Edhe një projekt vendim është ai që i hap miratimit të kontratës së koncesionit për ndërtimin, operatimin, mirëmbajtjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Ka pasur debat publik për këtë çështje.
Që në vitin 2019, kjo kontratë u anulua për shkak se ajo hapësirë fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. I jemi kthyer kësaj kontrate se shkojmë në parametra të ri.
Aksi do të investohet në parimin e koncesionit që do të investojë dhe operojë e transferojë pas 35 vitesh në pronësi të shtetit shqiptar.
Procesi është bërë përmes një negocimi dhe nuk duhet harruar se është ndër më të rëndësishmet të korridorit blu dhe synojmë të hapim lotet brenda vitit 2022 që t’i kemi të përfunduar në 36 muajt e ardhshëm”, tha Balluku./Burimi: Shqiptarja.com