Secondary Adv

Projektet me financime te huaja, nga 99 per qind realizim ne 2013, vetem 19 per qind ne 2015

Institucionet publike kanë humbur dukshëm këtë vit aftësinë për të realizuar projektet me financime të huaja.Ministria e Financave bën me dije se, në fund të nëntëmujorit të 2015-tës  projektet me financim të huaj ishin në vlerën e 84.2 milion eurove ose vetëm 19 për qind të programit të kësaj periudhe.

 


Kurse në vitin 2013 qeveria lëvroi 165.5 milionë euro, ose 99.8 për qind të programit të projekteve të parashikuara për tu zhvilluar me financime të huaja.
Ministria e Financave argumenton se për sa i përket realizimit të projekteve me financim të huaj është konstatuar se në realizimin e tyre ekzistojnë disa problematika kryesore si: Zgjatja në kohë e procedurave të tenderimit, pamjaftueshmëria e fondeve të vëna në dispozicion nga kredituesit, vonesat në punimet civile të shkaktuara nga vonesat në tenderët dhe nga forcat madhore, vonesa në plotësimin me staf të njësisë zbatuese, duke penguar implementimin e projektit, Punime shtesë të paparashikuara në kontratë dhe të domosdoshme për tu kryer, të cilat kërkojnë kohë dhe fonde shtesë për tu realizuar, etj.


Më të lexuarat