Grate ne biznes, Shqiperia ne programin e huase se BERZH-it
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH),në kuader te Programit të Grave në Biznes për Ballkanin Perëndimor, do të lançojë këtë javë në Tiranë marrëveshjen e huasë, në mbështetje të grave shqiptare biznesmene.
Në një njoftim për shtyp, BERZH, bëri të ditur se , marrëveshja e huasë do të nënshkruhet ndërmjet BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania.“Programi për gratë në Biznes”, do të mbështesë femrat sipërmarrëse duke u ofruar atyre një qasje të re në financa dhe njohjen se si të rrisin bizneset e tyre.Linjat kreditore të BERZH-it, do të levrohen nga institucionet financiare partnere lokale per ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që drejtohen nga gratë. Ky financim do të mbështesë shtimin me asistencë teknike në biznes dhe shërbime.
Aksionarë të BERZH-it për këtë huadhënie janë qeveritë e Italisë, Luksemburgut dhe Suedisë. Në ceremoninë e lancimit të kësaj huadhënie do të marrin pjesë Christoph Denk, Shefi i Zyrës,së BERZH në Shqipëri, Phil Bennett, President i parë, i BERZH, Alberto Cutillo, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Silvio Pedrazzi, CEO, Intesa Sanpaolo Bank Albania etj, bën të ditur njoftimi i BERZH-it.