Secondary Adv

Ja kushtet e marreveshjes se re me Entin Kombetar te Banesave

Të gjithë ata që kanë aplikuar për kredi strehimi dhe kanë kaluar filtrin e parë të pëmbushjes së kushteve do të kenë mundësi të përfitojnë nga një marrëveshje e re me Entin Kombëtar të Banesave.


Qeveria ka vendosur të vijojë bashkëpunimin e saj me Bankën Kombëtare Tregtare duke e futur edhe tek programi i ri i kreditimit të strehimit që nuk ta të bëjë me pagesën e një pjese të interesit por me faktin që Enti është garant gjatë periudhës së kredisë.Por cilat janë kushtet e reja me të cilat është vendosur të jepen kreditë e strehimit nga ana e Entit të Banesave? Në marrveshje saktësohet se afati maksimal i kredisë është 300 muaj pra 25 vjet dhe interesi është bono thesari një vjeçar plus 2 për qind e ndryshueshme çdo fund viti sipas interesit.


Aktualisht interesi i bonove të thesarit për bonot me afat 12 mujor sipas ankandit të fundit të zhvilluar është 2.83 për qind çka në rastin që flasim interesi I kredisë do të ishte 4.83 për qind plus principal. Shuma maksimla e kredisë nuk duhet të jetë më e madhe se 80 për qind e vlerës së vlerësuar të pronës nga banka. Pra nëse flasim për një banesë 10 milionë lekë banka mbulon vetëm 8 milionë kurse 2 milionë të tjera I intersuari duhet që t’i  ketë. Sipas marrveshjes prona pas përftimit të kredisë regjistrohet në emër të përfituesit por hipotekohet në favor të bankës kredidhënëse por me një kufizim 15 vjeçar që prona përfshin edhe Entin Kombëtar të Banesave.


Brenda periudhës 15 vjeçare kur shtetasi përfitues kërkon të shesë apartamentin Enti Kombëtar i Banesave ka të dejtën e parablerjes së pronës me  të njëjtin çmim që e ka shitur. E njëjta marrëveshje saktëson se e drejta e shlyerjes së kredisë nuk mund ti kalojë një personi tjetër.Në rastet kur përfituesi i kredië nuk ka më mudësi shlyerjeje ekzsitonë dy zgjihdje pasi është lajmëruar banka dhe Enti. E para përfitesi mud t’i kalojë të drejtën e shlyerjes së kredisë një pëfituesi tjetër me të njëjtat kushte që është në listën e  Entit  të Banesave ose kredimarrësi bie dakord që banesa të kalojë  në pronësi të Entit vetëm pasi ky i fundit merr përasipër shlyerjen e detyrimeve që i takojnë kredimarrësitnë mënyrë të mënjëhershme. Kjo është marrveshja e dytë e Entit të Banesave me një tjetër bankë tregtare, që parashikonte kredi me afat 360 muaj dhe normë interesi bono thesari tre mujore plus 2.5%.


Më të lexuarat