Secondary Adv

Tur ciklizmi ne te gjithe Shqiperine, kufizohet qarkullimi ne keto qytete

Drejtoria e Policisë Rrugore ka ndërmarrë një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së turit çiklistik që do të zhvillohet në disa qytete.

 

Në kuadër të “Turit të 79 Çiklistik të Shqipërisë”, që do zhvillohet nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, me qëllim marrjen e masave për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për çiklistët,

 

Drejtoria e Policisë Rrugore njofton përdoruesit e rrugës se do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier, në zbatim të itinerarit, që do të jetë si më poshtë:

 

Më datë 31.05.2022, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë;

Më datë 01.06.2022 , Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës;

 

Më datë 02.06.2022, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasanit;

Më datë 03.06.2022, Vlorë – Levan – Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës;

 

Më datë 04.06.2022, Gjirokastër – Vlorë – Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.

 

Në mbështetje të këtij aktiviteti çiklistik, përveç shërbimeve të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, Sektorëve të Policisë Rrugore Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, do të planëzohet për kryerjen e shoqërimit edhe personeli i Njësisë Operacionale pranë Drejtorisë Policisë Rrugore.

 

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet.

 

Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat