Secondary Adv

ARRSH njofton: Ndryshon nga neser qarkullimi ne nje pjese te Tiranes

Në Unazën Lindore Loti 2 do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën Alajdin Frashëri dhe për këtë arsye, ARRSH njofton se do ketë devijim të qarkullimit rrugor.

 

Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”.

 

Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.

 

⚠️Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge ?në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

 

Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat