Secondary Adv

Qeveria fal kamatevonesat per familjet ne nevoje dhe biznesin e vogel

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë siç e cilësoi ai për familjet që kanë detyrime të prapambetura në OSHEE. Rama njoftoi se rreth 21 mijë familje në nevojë dhe biznesi i vogël që kanë pasur detyrime, kanë respektuar me korrektesë kushtet e marrëveshjes së lidhur me OSHEE-në.


“Pas reformës në energji, falë edhe mbështetjes popullore, është vendosur nga qeveria që barra e kamat-vonesave t’u hiqet përfundimisht këtyre familjeve përkundrejt një pagese prej 100 lekë të reja, – theksoi Rama. – Mjafton të paguajnë këtë shumë dhe do të fshihet nga sistemi kjo barrë kamat vonesash. Ky vendim lehtësues për këto familje, kushton në vlerën 37 milionë dollarë”.


Sipas Ramës, “kushti për ta përfituar këtë pagesë simbolike, është paraqitja në sportelet e OSHEE-së, kryerja e pagesës për të fshirë kamat vonesën dhe ndryshimi i kontratës aktuale. Afati i përfundimit është 31 janari i vitit që vjen. Ndërsa familjet e tjera që nuk paguan në kohë, do t’i jepet mundësia që deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm të ndjekin shembullin e përfituesve të sotëm. Pasi këta të paguajnë faturën mujore dhe këstin e principalit, atëherë do të përfitojnë pagesën prej 1 mijë të vjetra lekë për t’i fshirë nga sistemi”.


Rama e konsideroi këtë vendim si një arritje pas reformës në sistemin energjetik. “Kjo është historia e suksesit të reformës që si në çdo reformë ka pasur kosto e dhimbje, por këto nuk janë qëllim në vetvete, por pasojë e një operacioni që synon, që një organizëm i degraduar të mos marrë peng procesin. Kjo është vetëm vala e parë e përfituesve”, – shtoi ai.


Si perfitojnë bizneset e vogla
Rreth 4097 subjektet kanë detyrime vetëm për kamatvonesën. Pra kanë paguar në total detyrimin e prapambetur dhe e kanë paguar në mënyrë korrekte fakturën korrente mujore.Për këtë kategori kamatvonesa do të reduktohet e tëra në vetëm 100 lekë të reja. Do të thotë se me një pagesë 1 miljë lekë të vjetra fshihet gjithë shuma e katavonesës.


Kusht për përfitimin është paraqitja në sportelin e OSHE-së dokumentin nga Drejtoria e Tatimeve se subjekti gëzon statusin e biznesit të vogël Përditësimi i të dhënas së kontratës së energjisë elektrike. Me të paguar 100 lekëshin e kthen në pagues normal.


Më të lexuarat