Secondary Adv

ARRSH vijon punen ne lotin 2 te Unazes Lindore, ja kur hapet trafiku

Autoriteti Rrugor ka njoftuar se vijon me ritme të shpejta puna në Lotin 2, në Unazën Lindore në Tiranë.

 

Gjatë ditës së sotme është duke u punuar në rrugën në asfaltimin e rrugës “Alajdin Frashëri”. Ndërkohë ARRSH njofton se po punohet me kapacitet të shtuar me qëllim që brenda ditës së sotme të bëhet e mundur hapja e trafikut.

 

Njoftim i plotë: Në Unazën Lindore – Loti 2 vazhdon puna me ritme. Gjatë ditës së sotme, siç edhe lajmëruam, po asfaltohet rruga  “Alajdin Frashëri”  me një gjatësi rreth 400 ml.

 

Po punohet me kapacitet të shtuar me punëtorë dhe mjete që po brenda ditës së sotme të bëhet e mundur hapja e trafikut./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat