Secondary Adv

Projekt per rikonstruksionin e filialeve, Posta e Tiranes do transferohet

Posta e Tiranës pritet të transferohet e t’i ofrojë shërbimet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave në Tiranë.

 

Projekti vjen si pjesë e një serie transformimet të planifikuara, që kë thelb prekin së paku 20 filiale të postës në mbarë Shqipërinë. Për këtë qëllim, Posta Shqiptare ka hapur një tender me fond limit 2 milionë lekë që ka në fokus hartimin e projekteve të zyrave postare.

 

Transferimi i postës së Tiranës në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme do të bëhet pas rikonceptimit të zyrave të kësaj të fundit, me qëllim që të akomodohen punonjësit shtesë.

 

Projekti zyrave të postave parashikon ndërhyrjen në strukturat e rreth 20 filialeve postare në mbarë vendin, për ndërtimin e dhomave të sigurisë së vlerave monetare dhe postës sekrete.

 

Pjesë e rikonstruksionit do të bëhen zyra postare numër 5 në Tiranë, drejtoria e shpërndarësisë, zyra postare qendër në Durrës,  dhe një serë postash në tjera në qytetet kryesorë të Shqipërisë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat