Secondary Adv

Kurti refuzon ftesen e Maqedonise per tu bere pjese e Ballkanit te Hapur

Kryeministri i Kosovës, ka marrë një ftesë zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në samitin e nismës Ballkani i Hapur.

 

Lajmin e ka dhënë përmes një njoftimi vetë Qeveria e Kosovës e cila ka publikuar edhe përgjigjen e Kurtit përmes një letre. Në letër Kurti thotë se Serbia promovon interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë.

 

Në letër Kryeministri i Kosovës nuk e përmend në asnjë moment ‘Open Ballkan’ por lë të kuptohet se ai mbështet Procesin e Berlinit./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat