Secondary Adv

Toka e Belle Air ne Rinas, me vlere 381 mije euro, i shitet Raiffeisen Bank

Shoqëria përmbarimore E.P.S.A. do të shesë 15 mijë metër katror tokë arë në zonën e Rinasit në pronësi ish kompanisë ajrore Belle Air tashmë e falimentuar, të ardhurat e cilës do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve ndaj kreditorit, Raiffeisen Bank.


Vlera e tokës për qëllime të ankandit është vlerësuar 381,600 euro me një çmim për metër katror 25.4 euro. “Ankandi për shitjen e tokës do të zhvillohet në orën 16:00 të datës 12 dhjetor në Selinë e Shoqërisë E.P.S.A”, njofton shoqëria përmbarimore.Pasuria e paluajtshme arë me nr 190/3 dhe sipërfaqe 15 mijë metër katror ndodhet në zonën kadastrale 3183 e ndodhur në Rinas, Krujë. E.P.S.A”, kërkon secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e Shoqërisë E.P.S.A.


Të ardhurat nga shitja e tokës do të shkojnë për shlyerjen e borxheve që Belle Air ka ndaj Raiffeisen Bank. Kompania Belle Air,e vetmja kompani ajrore me kapital tërësisht shqiptar shpalli falimentin në tetor të vitit 2013. Në atë kohë Belle Air zinte 52% të tregut të fluturimeve.


Sipas shpjegimit të pasqyrave financiare të bilancit të Belle Air në fund të vitit 2012, kompania kishte një detyrim kredie prej 1.13 miliardë lekësh lekë, që përfaqësonte një linje overdrafti me Bankën intesa San Paolo Albania dhe Raiffeisen Bank për një limit overdrafti prej 5 milionë eurosh, për një vlerë të mbetur overdrafti prej 767 milionë lekësh.


Më të lexuarat