Secondary Adv

Hapja e Kopshtit te ri Zoologjik, ndryshon neser qarkullimi te Liqeni i Thate

Kopshti i ri Zoologjik do hapë nesër dyert për të gjithë fëmijët, të cilët do njihen me kafshët dhe mjediset e mrekullueshme të hapësirës së transformuar.

 

Por, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa edhe për ndryshimin e lëvizjes së tyre.

 

Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.

 

Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

 

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat