Zjarri ne ishullin e Sazanit, vatra vijon te jete aktive
Vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit është ende aktive, ku për shkak të terrenit të vështirë puna për shuarjen e tij është gati e pamundur.
Kur po mbushen tashmë 24 orë që kur u identifikua vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit mbi 80 efektivë të ushtrisë,
Zjarrfikësve dhe zonave të mbrojtura kanë punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit, por ende nuk kanë arritur dot ta vendosin në kontroll ende.
Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.
Megjithatë gazetari Edi Ruçi bën me dije se operacioni vijon ende për shuarjen e flakëve, teksa dëmet e lëna pas nga zjarri i madh i filluar ditën e djeshme në orët e mëngjesit janë të mëdha.
Ashtu si dhe dje sot po digjen sërish shkurre dhe pemë në zonë. Gjithashtu ekziston dhe rreziku i plasjes së municioneve ushtarake të cilat kanë mbetur të groposura vite më parë kur Sazani ishte bazë ushtarake.
Nuk mendohet të ketë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve ndërhyrjet do të jenë vetëm nga toka. Nën pretektin se është bazë ushtarake zjarrfikësave dhe ushtarëve që po luftojnë me flakët nuk i lejohet më dërgimi i videove dhe fotove prej ishullit.
Burimet bëjnë me dije se disa ushtar që kanë dërguar video dhe foto në media kanë kaluar në komisionin e disiplinës ushtarake./Burimi: Ora News