Secondary Adv

Shqiperia dhe Greqia pro miratimit te Paktit te Miqesise, zbardhen detajet

Greqia dhe Shqipëria pritet që ta rinovojnë edhe me pesë vite Paktin e Miqësisë pas skadimit të tij vitin e ardhshëm.

 

“Kathimerini” raporton duke iu referuar burimeve diplomatike greke se qeveria shqiptare ka dhënë pëlqimin e saj në këtë drejtim dhe gjërat janë në rrugën e duhur.

 

Rinovimi i paktit sipas mediave Helene vjen pas propozimit të qeverisë greke ndaj asaj shqiptare.

 

Diçka e tillë konfirmohet për abcnews.al edhe prej burimeve nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat theksojnë se bëhet fjalë për një praktikë rutinë pas nënshkrimit të paktit të parë në vitin 1996, i cili tashmë rinovohet çdo pesë vite.

 

“Pakti për këto pesë vite përfundon në dhjetor 2022 dhe nevojitet rinovimi për pesë vitet e ardhme”, bëjnë me dije burimet.

 

Kujtojmë se për herë të parë, Pakti i Miqësisë mes dy vendeve u nënshkrua në vitin 1996 dhe pati një kohëzgjatje prej 20 vitesh. Ai u rinovua në vitin 2018 me një kohëzgjatja prej pesë vitesh dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

 

Gjatë viteve të fundit vërehet një përmirësim i ndjeshëm i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

 

Të dy vendet zgjodhën Hagën për të zgjidhur çështjen e Detit, gjë të cilën Greqia nga ana e saj është duke e përdorur si një shembull i mirë për të shuar konfliktet mes fqinjëve duke i dhënë kështu një mesazh të drejtpërdrejt Turqisë. /Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat