Secondary Adv

Banka Kombetare Tregtare zgjidhet si banka me mire e vitit

Banka Kombëtare Tregtare u përzgjodh sërish si Banka më e mirë në Shqipëri për 2015 nga “The Banker”, një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë.


Çmimi iu dha Kryetarit të Bordit Drejtues z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues z. Seyhan Pencabligil në mbrëmjen e zhvilluar në Londër më 2 dhjetor 2015. “Edhe pse rritja ekonomike shqiptare ka qenë pothuajse në të njëjtin nivel me vendet e tjera europiane, ne kemi regjistruar rekorde të reja në historinë tonë të përfitimit të qëndrueshëm dhe rritjes.” u shpreh Z. Mehmet Usta, Kryetar Bordi i BKT-së që prej vitit 2009.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil theksoi se: “Ky është viti i tretë që ne marrim tre çmimet më të mëdha (The Banker, Euromoney dhe EMEA Finance) në industrinë bankare. Ne do të vendosim standarde të reja jo vetëm për industrinë tonë dhe jo vetëm në Shqipëri, por ne duhet të tregojmë të njëjtin përkushtim në rajon dhe të japim një shembull të mirë për industritë e tjera, për shkak të përgjegjësinë së madhe të të pasurit të markës më të madhe shqiptare.Me një total asetesh prej 2.8 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit të saj me 90 degë, nga të cilat 64 në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.


Më të lexuarat