Duke nisur nga viti i ardhshem, edhe ne Kosove qeset plastike me pagese
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeset plastike në Kosovë do të bëhen me pagesë.
Nga 1 qershori përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri është ndaluar. Një model paksa të ngeshëm po bën përpjekje ta ndjek edhe Kosova, pasi që nga viti ardhshëm qeset do të behën me pagesë
Siç ka bërë me dije Ministria e Mjedisit, bazuar në hulumtim dhe të dhënave nga Dogana dhe prodhuesit, ka dalë që tri opsione mund të jenë të përshtatshme për qeset plastike:
- Që në mënyrë vullnetare qytetari të mos i marr qeset plastike në market.
- Që të vendoset një taksë që qeset plastike të bëhen me pagesë.
- Që ato të largohen tërësisht nga tregu.
Mirëpo, zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha në një deklarim për media ka thënë se tani duhet të punohet shumë në edukimin e qytetarëve për vetëdijesimin sa i përket pagesës së qeseve plastike.
“Nuk kemi dashur që ta bëjmë këtë opsionin e tretë menjëherë, mirëpo fillimisht ta bëjmë opsionin me pagesë. Duhet të punojmë shumë në edukim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve.
Kemi filluar të shpërndajmë qese të biodegradueshme prej materialit në shesh të qytetit në Prishtinë. Duhet të punohet në pjesën e edukimit shumë por nuk mendoj se do të jetë problem pasi qytetar është i gatshëm ta pranojë këtë ndryshim”.
Sipas saj, duhet të bëhet fillimisht edhe një udhëzim administrativ i cili do ta rregullonte çështjen e pagesës së qeseve plastike.
Nga 1 qershori, përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri është ndaluar. Projektligji për ndalimin e qeseve plastike u dërgua në parlament para 2 vitesh duke parashikuar për herë të parë gjoba për bizneset dhe qytetarët.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se nga data 1 qershor do të nisë një epokë e re për vendin.
Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme theksoi kryeministri, është në favor të mbrojtjes së atdheut dhe të fëmijëve./ Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/edhe-ne-kosove-nga-viti-i-ardhshem-qeset-e-plastikes-me-pagese/)